Reali përcjell Hazardin

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 14:40
Real Madrid është duke monitoruar paraqitjet e yllit të Lilles, Eden Hazard ka njoftuar e përditshmja belge De Standaard.
Mesfushori 20 vjeq konsiderohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj në futbollin evropian ndërsa luajti rol të rëndësishëm duke i ndihmuar Lilles të fiton titullin në Ligue 1 sezonin e kaluar.
Paraqitjet e tij të shkëlqyeshme kanë rënë në sy të klubeve të mëdha evropiane si Arsenal, Liverpool e Paris St Germain mirëpo tani thuhet se edhe Real Madridi është duke përcjell Hazardin me mundësi të paraqitjes së një oferte për shërbimet e tij.