E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gëce preferon një mes Arsenalit dhe Barças

Ylli i Borusias së Dortmundit, Mario Gëce, është një tifoz i lojës së Arsenalit, shkruajnë mediat angleze. “Daily Star Sunday” shkruan se Arsene Venger është duke e kërkuar me ngulm mesfushorin 19-vjeçar të Borusia Dortmundit dhe është duke menduar të bëjë ofertë që në afatin kalimtar të janarit. Dhe Gëce raportohet se u ka thënë miqve të tij se ai është i impresionuar me lojën e “topçinjve” kur u ndesh me ta të mërkurën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. “Atij i pëlqen mënyra se si luan Arsenali dhe për të ka vetëm dy klube ku ai do të dëshironte të transferohet nga Dortmundit: Arsenali ose Barcelona”, ka thënë burimi i afërt me lojtarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›