Galiani: Të interesuar për huazimin e Tevezit
Zëvendëspresidenti i kuqezinjve, Adriano Galiani, ka njoftuar se Milani është i interesuar vetëm për huazimin e sulmuesit të Mançester Sitit, Karlos Tevez, në afatin kalimtar të janarit. “Kushdo që vjen te Milani në janar do të jetë i huazuar, me opsionin për të qëndruar. Tevez? Do të shohim, ka kohë. Po të mos e kishim situatën e Kasanos, do të qëndronim sikurse jemi”, ka thënë Galiani.