E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti, 40 milionë stërlina për Edison Kavanin

Mançester Siti është duke planifikuar një ofertë në vlerën e 40 milionë stërlinave për sulmuesin e Napolin, Edinson Kavanin. “Daily Star Sunday” shkruan se Napoli e ka hapur derën për transferimin e lojtarit te Sitit nëse në adresë të tyre arrin një ofertë më një shumë prej 40 milionë funtesh. Përfaqësues të sulmuesit uruguaian, i cili shënoi të dy golat në fitoren 2-1 pikërisht ndaj Sitit në mesjavë, janë takuar me zyrtarë të klubit anglez pas takimit të fundit mes këtyre klubeve. Një marrëveshje për afatin kalimtar të janarit duket me pak gjasa që të ndodhë, por vera e ardhshme mund ta shohë sulmuesin të fluturojë në ishull.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›