E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ferguson beson te Ronaldo

25/12/2004  Trajneri i Mançester Junajtid, Sir Aleks Ferguson, ka pranuar se nuk do të harrohet kurrë kujtimi i lojës së zhvilluar nga Kristiano Ronaldo, gjatë takimit të zhvilluar kundër Boltonit në sezonin e kaluar. Pavarësisht se portugezi mund të marrë pushimet përpara kohe, duket se Sir Aleks ndihet i tunduar për ta aktivizuar në takimin e ditës së dielë, kundër Boltonit në “Old Traford”. Në atë ndeshje djajtë e kuq fituan me rezultatin 4-0, ku Ronaldo sapo kishte bërë debutimin e tij me fanelën e Mançester Junajtid, pas transferimit me vlerën e 12.24 milionë stërlinave prej Sporting Lisbonës. Përveç tij, nga skuadra e drejtuar prej Ferguson, është larguar me pushime edhe mbrojtësi argjentinas, Gabriel Haince, por tërheqja e Ronaldos do të dobësonte formacionin që do të ndeshet kundër Boltonit. “Unë nuk arrij ta heq nga mendja për atë se çfarë ka bërë atë ditë, ka thënë Ferguson. Ishte me të vërtetë fantastik në lojën e zhvilluar kundër një skuadre si BoltoniDjaloshi deri më tani, ka ecur mjaft mirë dhe ne mbi të gjitha, shpresojmë që ai do të ripërtërijë forcat e tij, pas periudhës së pushimit”. Pas fitores së pastër me rezultatin 5-2, kundër Kristal Palas, në javën e kaluar duket se Ferguson do të përzgjedhë po të njëjtën skuadër, ndonëse avantazhet nuk do të jenë të mëdha. Periudha e festave të fundvitit shoqërohet gjithmonë me një ngarkesë të veçantë. “Tashmë sa fillon e po bëhet një periudhë e vështirë, ku janë të shumta skuadrat, nga të cilat do të presim përforcime dhe probleme të mëdha, ka shtuar Ferguson. Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi shumë për diçka, të cilën mund ta kemi në dorën tonë. Gjithçka varet nga ne”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›