Venger: Nuk ka merkato në janar
25/12/2004
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka theksuar se vetëm një shumë parash “e pritshme” mund t’i shpëtonte rrogat e lojtarëve. Mbi të gjitha, ai është më tepër i shqetësuar për zërat e shumtë që qarkullojnë në merkaton e janarit. Në këtë mënyrë, trajneri francez duket mjaft i shqetësuar për perspektivën e katër lojtarëve të rëndësishëm në skuadrën e tij, të cilëve iu skadojnë kontratat e tyre në fundin e këtij sezoni. Venger ka më tepër besim se dy mbrojtësit Sol Kembell dhe Lauren, do të firmosin shumë shpejt kontratat e reja, pavarësisht se rritja e rrogave mund të mos jetë diçka e realizuar plotësisht. Meqenëse Venger nuk ka asnjë qëllim për të firmosur me një portier të ri, por do të ndryshonte tërësisht mendim, nëse braziliani Edu do të vendoste përfundimisht të firmoste një parakontratë me një nga klubet e mëdha në Evropë. “Unë do t’i hedh sytë në merkaton e janarit duke kërkuar me vëmendje se kush do të jenë skuadrat e tjera, të cilat do të synojnë transferimet e tyre, ka komentuar Venger. Por, unë në përgjithësi nuk jam një tifoz i madh për të patur një merkato të pasur, gjithmonë me emra lojtarësh të frikshëm. Në fakt, për disa skuadra interesimi në merkato mund të jetë tepër i vonuar, sepse sa herë që ndihesh në një nivel të ulët, nuk është aspak e lehtë për të ringritur krye. Prandaj në pjesën më të madhe të rasteve duhet të grindesh me lojtarët e tu. Nga ana tjetër, vazhdojnë të ngrihen më shumë rrogat, ndërkohë që periudha e blerjeve dhe shitjeve nuk do të mjaftonte asnjëherë, sidomos kur të gjithë kujtohen në dy-tri ditët e fundit”. Si për çudi, Venger ka bërë pothuajse të njëjtën deklaratë vetëm 12 muaj më parë, por më pas u tundua nga prania e spanjollit Hoze Antonio Rejes që nuk vonoi të firmoste për topçinjtë e Londrës. “Ne nuk realizuam një mbishpenzim me transferimin e Rejes, sepse nuk ndiheshim të mërzitur ngaqë ishim në krye të renditjes”. Në këtë mënyrë, trajneri francez nuk duket tepër i shqetësuar për rritjen e shpenzimeve të rrogave, por ka ndoshta një portier, një mbrojtës me eksperiencë dhe një mesfushor për të mbështetur sulmin, që do t’i vinin në ndihmë. “Nëse do të ndodhte diçka e papritur, unë asnjëherë nuk do të thoja jo, por ne nuk jemi në një situatë të tillë, për të patur nevojë për një sulmues, mesfushor apo mbrojtës qendre, ka shtuar Venger. Me përmirësimin e nivelit të lojës nga Methju Flamini, rikthimin e Xhilbertos dhe bashkë me Fabregas e Patrik Vieira, ne do të kemi gjithsej pesë mesfushorë cilësorë. Nëse do të qëndronte Edu, atëherë çfarë do të bënim me lojtarët e tjerë që kemi në dispozicion? Nuk e di akoma për qëndrimin e Edu me skuadrën tonë, sepse gjithçka është në duart e tij, por të paktën për Sol mund të flas me siguri të plotë, se ai nuk do të largohet nga ne. Sidoqoftë, situata e vështirë me skuadrën tonë do të zgjidhet shumë shpejt qysh në muajin janar”.