Saki: Remoni do të qëndroj
25/12/2004
Arrigo Saki është prezantuar i buzëqeshur dhe optimist në konferencën e tij të parë për shtyp, si drejtor teknik i Real Madrid, post që më parë mbahej nga Jorge Valdano. "Për mua është një nder i madh që jam këtu- ka vazhduar. Reali është njëra nga skuadrat më të mëdha në botë, një mit i futbollit. I falenderoj të gjithë që kanë besuar tek unë. Do të punoj me impenjim". Ish-trajneri i Milanit më pas ka shtuar se: "Skuadra ndodhet në një gjendje të vështirë, por sigurisht do të kërkojmë një zgjidhje sa më të shpejtë për të ardhmen. Jam te Reali për të dhënë më të mirën time, por mos kujtoni se jam magjistar". Saki, pasi është prezantuar nga Emilio Butragenio, në postin e ri ka kërkuar durim: "Situata është shumë e vështirë. Duhet të gjejmë një zgjidhje, që për momentin, nuk e dimë se cila është. Duhet të punojmë me qetësi dhe të kemi durim. Jam optimist…". Pyetjes për hipotezën e trajnerit të ri, Saki i ka konfirmuar besimin e tij, trajnerit Garcia Remon: "Trajneri ka besimin e klubit, kështu që edhe besimin tim". Futbollistët? "Janë të mrekullueshëm. Nuk duhet të mendojmë se janë të vjetër, ose nuk janë me kualitet. Vetëm duhet t`i japim stimujt e duhur për të fituar…". "Një skuadër e madhe pa yje është e pamundur, por idealja është që futbollistët e mëdhenj të japin maksimumin dhe të jenë në shërbim të projekteve të trajnerit; të gjithë duhet të punojnë të bashkuar, përndryshe është e vështirë të arrihen rezultate të mira". Edhe në Madrid, Saki do të japë idetë e tij për kolektivin. Pasi ka përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë për t`u kthyer në pankinë (Kam marrë një vendim dhe nuk do të ulem kurrë në pankinën e ndonjë skuadre), Saki ka analizuar edhe momentet negative të skuadrës, që tashmë duket shumë larg luftës për titullin kampion: "Reali është një skuadër që është duke dhënë më pak, në krahahasim me mundësitë që ka. Duhet të kuptojmë pse po ndodh kjo. Unë mendoj se së shpejti, ky problem do të zgjidhet: besoj te futbollistët, te klubi, bashkëpunëtorët e mi, futbollistët dhe gjithashtu te vetja ime…". Në sytë e Sakit, Real Madridi ka marrë një humbje të turpshme, kundër Sevilias në “Bernabeu”: "Sigurisht, nëse luajmë ashtu siç e bëmë kundër Sevilias kampionatin e kemi humbur qysh tani, por nuk besoj se do të vazhdojmë të luajmë kështu. Sezonin e shkuar Barcelona ishte 18 pikë larg Real Madrid dhe në fund e kaloi. Duhet të mendojmë vetëm të luajmë mirë, sepse duke luajtur mirë është më e lehtë të fitosh". Trajneri Garcia Remon e ka komentuar kështu, konfrontimin e parë me ish-trajnerin e nacionales italiane: "Mendoj se gjërat do të shkojnë më mirë. Saki është një njeri i futbollit dhe është duke kërkuar të kuptojë menjëherë problemet që ka skuadra jonë. Jam i bindur se do të japë një kontribut të jashtëzakonshëm për Real Madrid". Emilio Butragenio është takuar në një mbledhje profesionale me trajnerin Remon dhe kanë diskutuar edhe për komponentët e stafit teknik dhe drejtues: "Janë shumë të qarta- ka thënë Remon- rregullat e lojës. Madje, ato i ka shpjeguar edhe vetë presidenti Florentino Perez. Gjëja më e rëndësishme është që Saki të përshtatet sa më shpejt të jetë e mundur me grupin. Gjithmonë të bashkëpunojmë për të zgjidhur problemet që do të ketë skuadra në muajt e ardhshëm. Të punosh me Sakin, është një eksperiencë shumë interesante…".