E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ouen: Duhet më shumë

25/12/2004  

Real Madridi vazhdon akoma të shpresojë për të arritur Barcelonën në vendin e parë në kampionat. Distanca prej 13 pikësh që nga shumë vetë konsiderohet si e paarritshme, për Majkëll Ouen, është e rekuperueshme: “Është e mundur- ka thënë futbollisti i nacionales angleze, në një konferencë për shtyp. Është shumë e vështirë, por mos harroni që kampionati ka shumë javë për t`u zhvilluar dhe mbi të gjitha, Barcelona do të vijë në “Bernabeu”. Për të shkurtuar këtë diferencë, duhet të fitojmë katër ose pesë ndeshje rresht...”. Anglezi i ka objektivat të fiksuara qartë, për sezonin e ardhshëm: “Do të fitojmë Ligën e Kampioneve dhe kampionatin spanjoll”. Një batutë edhe për ambientimin në Madrid: “Në fillim ishte shumë e komplikuar, mbi të gjitha të jetoje në një hotel. Tashmë kam shtëpinë time dhe më duket gjithçka më mirë. Duhet të them se jam duke u përshtatur mjaft mirë...”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›