Ferguson do ti rrëmbejë Anelkan Ançelotit
Junajtid
Pasditen në të cilën vendoset titulli, flitet për një ndryshim bluze mes çelsit dhe Mançester Junajtid. është Nikolas Anelka, bomberi francez, 13 gola këtë vit në Premier, i cili po bisedon me “Blues” për rinovimin e kontratës, që skadon vitin e ardhshëm, por marrëveshja nuk është gjetur ende. Atëherë, sipas “The Sun”, vjen lajmi i bujshëm: Aleks Ferguson është gati të sjellë sulmuesin në “Old Trafford”. Trajneri i Junajtid e ndjek prej kohësh Anelkan: më parë në vitin 2002, kur shkoi te Liverpuli, më pas në 2008-n, kur kaloi nga Bolton te çelsi, por rrugët nuk i kryqëzuan kurrë. Tani është një akt i ri dhe një shpresë e re.
#