E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati do Benitezin për post-Murinjon?

Inter

Lajmi i futjes së Interit në tratativën mes Liverpulit dhe Juventusit për Benitezin, është publikuar nga “La Stampa”, sipas së cilës, vetë Masimo Morati po mendon për spanjollin ndoshta si zëvendësues të Murinjos. çështja nuk është e thjeshtë, por të gjithë kufijtë e kësaj tratative mund të ndryshojnë dita-ditës. Në thelb, Interi nuk ka ndërmend të lërë të ikë “Special On”-in dhe, madje, është gati të rishikojë rrogën e tij në rast të tripletës. Por kjo mund të mos i mjaftojë Zhozesë, që prej një viti kërkohet nga Real Madrid dhe se, në Spanjë, mund të synojë një surprizë të re: Të rikthejë Realin në La Liga dhe në Europë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›