Ferguson: Çelsi e meriton titullin
10/05/2005 Trajneri i Mançesterit nuk i ka mohuar meritat e rivalëve të tyre dhe veçanërisht ka lavdëruar Murinjon
Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, ka deklaruar se lojtarët e tij do t’i japin “mirëpritjen” e merituar në “Old Traford”, kampionëve të saposhpallur të Çelsit. Por Ferguson nuk i ka mohuar meritat e Hose Murinjos, duke theksuar se ka bërë një punë të mirë te skuadra londineze, vetëm një vit pasi fitoi Ligën e Kampioneve me Portën, sezonin e kaluar. “Mendoj se është kënaqur shumë nga kjo arritje”- deklaroi Ferguson, në konferencën e zakonshme për shtyp. “Nuk është e lehtë të triumfosh që vitin e parë në futbollin anglez. Premiershipi është një kampionat shumë i vështirë, prandaj ai e meriton plotësisht titullin. Ata kanë ecur shumë shumë mirë dhe mendoj se ata janë një skuadër shumë e fuqishme”. Tashmë Mançesteri do të mbyllë sezonin ,në vendin e tretë dhe pavarësisht se diferenca me Çelsin është 17 pikë, Ferguson ka theksuar se niveli i lojës nuk është kaq i madh. Gjatë këtij sezoni, Junajtid ka barazuar një herë, si dhe ka humbur dy herë përballë “bluve”, por vetëm me një gol diferencë. “Nuk ka shumë ndryshim midis skuadrave, por kampionati mund të vendoset edhe nga aksidente të vogla, si një penallti në “Stamford Bridge””- deklaroi ai. “Kjo është e vetmja diferencë që ne kemi”. Nga ana tjetër, Ferguson ka theksuar se takimi kundër Çelsit, nuk do të jetë një motivim psikologjik për sezonin e ardhshëm. “Çelsi e di mirë se ne do të jemi një nga rivalët kryesorë vitin e ardhshëm dhe ata do të jenë rivalët tanë”- deklaroi ai. “Jam i sigurt se sezonin tjetër, gjithçka do të jetë edhe më e vështirë. Liverpul dhe Totenhem vazhdojnë të përmirësohen, ndërkohë që ne, Arsenali dhe Çelsi kemi treguar se sa vlejmë, prandaj mund të jetë fantastike”. Duke iu rikthyer sërish ndeshjes me londinezët, Ferguson ka theksuar se nuk pret një ndeshje të ashpër. “Unë mendoj se në takimin e sotëm do të shihni Çelsin shumë të qetë. Ata kanë siguruar titullin, kurse ne po mendojmë më tepër për finalen e kupës, prandaj nuk mund të thuhet se do të jetë një ndeshje fantastike”. Më 21 maj, Mançesteri do të përballet në finalen e Kupës FA me Arsenalin. Lajmi i mirë për Ferguson është se mbrojtësi Geri Novil do të rikthehet në ndeshjen e sotme, pas tri javëve pezullim, por Gabriel Heinze nuk do të jetë në formacion si pasojë e dëmtimit në kavilje. Marrë nga: “Reuters.co.uk”