Kapelo. " Mbreti i Italisë"
10/05/2005 Me fitoren ndaj Milanit, trajneri i Juventusit ka treguar dhe njëherë se është trajneri më i mirë i Serisë A
Një fitore që vlen gjysmë titulli, ose ndoshta edhe më shumë. Aq e madhe është vlera e golit të David Trezegesë, i cili ka mposhtur Milanin me goditjen e tij me kokë dhe ka afruar bardhezinjtë te titulli numër 28. Juventusi që është një hap larg titullit, i ka themelet te zgjedhja e një trajneri fitimtar si Fabio Kapelo, i cili u erdhi vetëm para një viti në drejtimin e bardhezinjve, kur të gjithë prisnin Didier Deshamps si trajnerin e ri. Ishte pikërisht Kapelo ai që i tregoi menjëherë Luçiano Moxhit tre objektivat e merkatos së verës, që drejtori i përgjithshëm nuk hezitoi t’i merrte në Torino. Më parë Emerson, pas një lufte të ashpër me Romën, më pas edhe Fabio Kanavaro nga Interi dhe në fund “qershia mbi tortë” Ibrahimoviç, për të cilin Moxhi bëri të pamundurën për të gjetur lekët me të cilat do të paguante Ajaksin, duke i dhënë edhe Mikolin, Kielinin e Mareskën Fiorentinës. Ishin tre blerje themelore për fabio Kapelon, i cili ka arritur ta mbajë në krye skuadrën për 35 javë, me gjithë vështirësitë e mëdha që ka hasur gjatë rrugës. Trajneri bardhezi ka arritur gjithmonë të marrë maksimumin, edhe në situatat më të vështira dhe tani ndodhet plot meritë në krye. Situata të vështira si eliminimi nga Liga e Kampioneve, kundër Liverpulit, përvëluese nga njëra anë, por fatlume nga ana tjetër, sepse i ka lejuar skuadrës të jetë më e shlodhur dhe e përqendruar te një objektiv. Më pas ka ardhur dhe skualifikimi i Zlatan Ibrahimoviçit, që e ka lënë Juventusin palojtarin më të mirë të sezonit dhe që trajneri e ka përdorur si një stimul më shumë para ndeshjes me Milanin. Pa harruar administrimin e situatës delikate me Aleks Del Pieron. “Një ditë do të më falënderojë”, pati thënë Kapelo, pas një prej zëvendësimeve të shumta të kapitenit bardhezi. Të dielën ka ardhur edhe përqafimi me të dyve, i fortë dhe i sinqertë. Ky është Fabio Kapelo, një person që e di se si fitohen titujt. Nëse do t’ia dalë mbanë edhe këto tre ndeshje që kanë mbetur, do të hyjë në histori si trajneri i parë që e ka fituar titullin në Itali me tre skuadra të ndryshme: Milanin, Romën e Juven, por pa harruar edhe Realin në Spanjë.