Ferguson i shënon gol Peter Kenyon

Manchester United është duke negociuar me Cardiff për të bërë të vetin Ramsey, perlën e fundit galeze të ndjekur edhe nga Chelsea.
Ferguson i jep kështu një tjetër goditje në merkato rivalit të madh të tij në Premier League dhe Champions League. 17-vjecari Aaron Ramsey konsiderohet si një nga talentet më premtuese në futbollin britanik. Edhe pse trajneri i Cardiff City, Dave Jones, kishte folur me Peter Kenyon për ta marrë te Chelsea, djaloshi ra në rrjetën e Manchester United.