Vllaznia, kampione për U-17

Vllaznia u shpall kampione e Shqipërisë me U-17. Skuadra shkodrane e drejtuar nga Kujtim Shaba mposhti me penallti Partizanin të drejtuar nga Parid Gjebrea. Takimi final u luajt në "Niko Dovana" të Durrësit. Koha e rregullt e shtesat përfunduan 1-1 (Lika për Partizanin, Hasani për Vllazninë), ndërsa nga pika e bardhë Vllaznia fitoi 3-0.