Ferguson llogarit në Berbatovin

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 17:10
Sir Alex Ferguson insiston se Dimitar Berbatov do të ketë rast të tregon vlerat e tij në Manchester United në vazhdim të sezonit.
Berbatov ishte bashk-golashënuesi më i mirë në Premierligë sezonin e kaluar por përfshirja e tij e vetme deri më tani këtë edicion ishte si zëvendësues kundër West Bromwichit në xhiron e parë.
Megjithatë, Ferguson ka siguruar bullgarin se llogarit në të.
“Konkurrenca është e madhe, nuk është lehtë. Dimitar ka stërvitur shkëlqyeshëm. Ai do të ketë hapësirë në vazhdim të sezonit, nuk kam dyshim rreth kësaj” tha Ferguson.