E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson mbron Clattenburgun

Sir Alex Ferguson është i “bindur” se gjyqtari Mark Clattenburg është i pafajshëm pas akuzave nga Chelsea se kishte ofenduar në baza racore mesfushorin John Obi Mikel në humbjen 3-2 ndaj Manchester Unitedit në Stamford Bridge të dielën.

“Nuk besoj se Mark Clattenburg do të bënte komente të tilla. Refuzoj të besoj. Është e paimagjinueshme të mendohet diçka e tillë në këtë klimë moderne. Nuk besoj, thjesht. Jam shumë i sigurt se nuk ka bërë diçka të tillë”, deklaroi Ferguson gjatë një konference për shtyp para duelit me Arsenalin të shtunën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›