E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria ndanë pikët me Llamkosin

Ndeshja e parë e xhiros së trembëdhjetë e Superligës së Kosovës ndërmjet Lirisë e Llamkos Kosovës, e zhvilluar të premten në Gjakovë, ka përfunduar pa fitues.

Kjo pasi përballja mes prizrenasve e vushtrriasve ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1:1 – epilog ky që nuk i ka kryer punë asnjërës palë për t’iu shmangur sadopak renditjes në pjesën e poshtme të tabelës së klasifikimit.

Të dyja këto gola janë shënuar gjatë pjesës së parë. Llamkos Kosova ka kaluar e para në avantazh prej 0:1 me anë të Labinot Jetullahut, por pak minuta më vonë bardheiznjtë ia kanë dal t’i barazojnë shifrat në 1:1.

Ndërsa, gjatë pjesës së dytë, ekipet nuk ia kanë dal të shënojnë gola të tjerë, dhe kështu ndeshja nuk përcaktoi fitues. Liria tani i ka vetëm 12 pikë të tubuara, një më shumë sesa vushtrriasit, pas plotë trembëdhjetë ndeshjeve, nga sa i kanë zhvilluar këto dy ekipe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›