Ferguson përkrah ndryshimin e orarit

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka përkrahur planet e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) për ndryshimin e kalendarit dhe zhvillimin e ligave evropiane gjatë verës.
Sipas propozimit të ri, sezoni do të zhvillohej nga marsi deri në tetor dhe strategu nga Old Trafford nuk është kundër kësaj ideje.
“Njerëzit thonë se ka shumë kundërshtime gjatë verës nga sportet si kriketi, ragbi e të tjera, por asgjë nuk e mposht futbollin. Do të jetë gjithmonë sporti më i përkrahur në botë, andaj të zhvillohet në verë do të ishte një përparësi. Tradita e zhvillimit të futbollit në Angli edhe gjatë dimrit gjithmonë ka qenë e debatueshme. Televizionet dhe sondazhet gjithmonë e thonë të tyren rreth asaj se kur futbolli duhet të zhvillohet dhe për këtë arsye nuk kemi pushim dimëror, për shkak të televizionit”, tha Ferguson për mediet angleze.