E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plaçkitet Redknapp

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ishte në Madrid të enjten për të përcjellë ndeshjen mes Atletico Madridit dhe Real Madridit në Copa del Rey. Atje kishte shkuar për të vëzhguar sulmuesin uruguaian Diego Forlan, por i ndodhi diçka e papritur. Ai u plaçkit jashtë stadiumit Vicente Calderon. Nga Express më 23 janar 2011 në ora 12:35

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka bërë të ditur se ishte plaçkitur derisa përcolli një ndeshje në Spanjë të enjten. Redknapp, 63 vjeç, ishte në Madrid për të shikuar përballjen e rivalëve nga kryeqyteti spanjoll, Real dhe Atletico, në Copa del Rey.

Ai tregoi se dy persona janë rrëzuar në gjunjë para tij dhe filluan t’ia tërheqin pantallonat duke e shqetësuar, ndërsa katër të tjerë ia morën paratë dhe gjësendet e tjera që kishte në xhepa. Redknapp tha se nuk e raportoi incidentin në polici.

Ai kishte shkuar për ta përcjellë ndeshjen së bashku me asistentin e tij Kevin Bond dhe u desh të huazonte para prej tij për të paguar një taksi për t’u kthyer në hotel dhe për një drekë para se të kthehej në Londër. Ish menaxheri i Portsmouthit dhe i West Hamit përshkroi ngjarjen për BBC Sport.

“Isha duke ecur jashtë stadiumit, ishte atmosferë e shkëlqyeshme dhe kishte tezga të vogla që shisnin sheqerka. I mora disa, Kevin ishte me mua, ndërsa ishte një turmë e madhe. Papritmas u afruan dy persona dhe ranë në gjunjë para meje dhe kam vërejtur se dikush më tërhoqi për palltoje. Mendoja ‘çka janë duke bërë?” Më pas ai m’i rrëzoi çelësat në tokë. Mendoja ‘a është njeri i verbër ose dikush që ka telashe të ecë në mënyrë normale?’ Çka janë duke bërë këta dy persona? U thash, ‘m’i lëshoni pantallonat’, i shtyva anash. Derisa e bëra këtë, erdhën disa të tjerë, m’i futna duart në xhepa, ishin rreth gjashtë prej tyre. Më pas u larguan. Mendoja ‘çka janë duke bërë?’ I futa duart në xhepa dhe kuptova se çka kishin bërë. Ata i morën të gjitha. Të gjitha paratë, kredit kartelat, gjithçka që kisha”, tha ai.

Menaxheri i Tottenhamit nuk beson se plaçkitësit e dinin se kush ishte.

“Ndoshta u jam dukur i marrë ose diçka dhe ata kanë menduar ‘ja ku është një, ai nuk është spanjoll, ne kërkojmë një të huaj’.” Real Madrid fitoi ndeshjen në stadiumin e Atletico Madridit, Vicente Calderon me rezultat 1-0. Redknapp tha se incidenti nuk e shqetësoi dhe ai u largua rreth 15 minuta para përfundimit të takimit, të cilin e përcolli për objektivin e tij për transferim, sulmuesin Diego Forlan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›