E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson, trajneri më i mirë i 2008-ës

Sër Aleks Ferguson, trajneri i Mançester Junajtid, kampion i Anglisë, Evropës dhe botës, është dhe trajneri më i mirë i vitit 2008, sipas Institutit Ndërkombëtar të Historisë e Statistikave të Futbollit (IFFHS). Tekniku i "Red Devils" ka grumbulluar 264 pikë, duke lënë pas Advokat (trajnerin e Zenit San Peterburg, fituesin Kupës UEFA) dhe argjentinasin Bauza, që drejton Ldu di Quito, që ka fituar Kupën Libertadores. Në listën e dhjetë më të mirëve është vetëm një italian: Roberto Mançini, në vendin e shtatë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›