Drogba-Çelsi, divorci më pranë
Dëshira e Didier Drogba për të kaluar tek Interi mund të realizohet. Për këtë, janë të bindura shumë gazeta angleze, të cilat nuk e fshihnin shqetësimin e tyre për tekat e vazhdueshme të sulmuesit të Çelsit (zënka në stërvitjen e 28 dhjetorit, pas barazimit me Fulham. Këtë vit, ai shpesh ka qenë i dëmtuar apo i skualifikuar dhe ka shënuar vetëm një gol në Premier League. Por të martën është përplasur sërish me trajnerin Skolari dhe e ardhmja e tij te Çelsi tashmë është vënë në diskutim.