Feride Bako dhe tragjedia e Gërdecit
Skënder Minxhozi
Ditët e fundit, nga maxhoranca e djathtë, po vijnë zëra insistues, të cilët kërkojnë avancimin e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit. Duket paradoksale, por në krye të kësaj liste politikanësh që kërkojnë fundin e gjykimit të çështjes, është vënë ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, së bashku me Kryeministrin Berisha dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të PD. Pak a shumë, linja logjike e tyre shtrihet mes skepticizmit për punën që bën prokuroria dhe akuzës ndaj këtij institucioni, për pavarësinë reale dhe objektivitetin në identifikimin e përgjegjësive dhe të përgjegjësve të kësaj tragjedie, ende pa një proces gjyqësor dhe pa të dënuar. Në zbërthimin e këtij qëndrimi, shumica në pushtet thotë se prokuroria po i vonon qëllimisht veprimet e saj, me qëllim që ta afrojë fundin e gjykimit, me fushatën elektorale të kësaj vere. Diçka e paevitueshme në një ngjarje, ku tmerri i shpërthimit dhe shkatërrimi e jetët e marra, që ai solli me vete, qëndrojnë fare afër kalkulimeve meskine të politikës së Tiranës.
Në mars do të mbushet një vit nga shpërthimi që shkundi jo vetëm fshatin e vogël pranë Vorës, por të gjithë shoqërinë shqiptare. Dosja hetimore e kësaj ngjarjeje, më e rënda që ka ndodhur në Shqipëri që në fillim të këtij mijëvjeçari, ndodhet në rrugë e sipër drejt gjykatës. Ende nuk ka një datë të saktë rreth nisjes së gjykimit, por mendohet se Ina Rama do të dojë të evitojë me Gërdecin, përplasjen nëpër gjyqe me të akuzuarit, për afatet e hetimit.
Megjithatë, Gërdeci duket se po vuan të njëjtat simptoma si edhe rruga Rrëshen-Kalimash. Në mënyrë të pashmangshme, kjo dosje hetimore ndryn brenda vetes shumë fate figurash publike, të cilat fatkeqësisht po peshojnë mesa duket më shumë sesa jetët e atyre fatzinjve, që ua hodhën në erë në shtëpitë, pa asnjë faj apo përgjegjësi për ato që ndodhnin fare pranë, në ish-repartin e tankeve, ku një firmë amerikane që shiste biçikleta në vendin e saj, merrej me demontimin e predhave të artilerisë, ndërkohë që ishte e licencuar për fishekë Kallshnikovi. Peshorja e heshtur e forcave që veprojnë në sfondin e hetimeve për Gërdecin, po bën nga njëra anë që organi i akuzës të vonojë dhe të përtypë pafund hipotezat dhe versionet, hamendjet dhe interpretimin ligjor të fajeve, rrethanat e ngjarjes dhe procedurat e hetimit e gjykimit.
Përballë tyre qëndron kryeministri, i cili me ligjin e fundit për dosjet dhe me gjuhën arkaike të antikomunistit fals, po kërkon që të sugjestionojë të gjithë ambientin ku po hetohet për Gërdecin. Berisha e ka të qartë, nga përvoja e tij e gjatë në krye të shtetit, se zyrtarët e sistemit të drejtësisë janë mjaft të ndjeshëm ndaj presionit të politikës. Ai po pret që nga dosja e zhurmshme e Gërdecit të dalin sa më pak akuza dhe emra konkretë. Për t’ia arritur kësaj, shumica ka lënë mënjanë çdo skrupull dhe përkujdesje, që të shmangë qoftë edhe formalisht vënien e krahut të tij politik kundër Prokurorisë së Përgjithshme. Nuk ka mjaftuar oponenca e hapur e të gjithë trupit diplomatik dhe vërejtjet e ndërkombëtarëve të tjerë, për ta ndalur ethen populiste të një maxhoranca, që ka devijuar nga të gjitha piketat e një qeverisjeje që i bindet ligjit dhe rregullave të lojës.
Në këtë mënyrë, ndërsa plaka e shkretë Feride, e dënuar për trafik hashashi dhe me dy nipa jetimë, kthehet sërish në burg, ata që vranë në Gërdec janë ende të lirë dhe majë kalit. Nëse vjedh një bukë shkon në burg, nëse vjedh një hekurudhë, bëhesh senator, thotë Mark Tueni. Gjithsecili është i lirë ta zëvendësojë bukën me hashashin dhe hekurudhën me Gërdecin. Dhe kur po shihet në dritën e diellit se edhe drejtësia e ka të vështirë të ndalë “senatorët” tanë që të na vjedhin hekurudhat, ne zbulojmë jo pa keqardhje limitet e vetë sistemit që na rri mbikrye, në formën e një demokracie të dobët, të korruptuar dhe të drejtuar nga interesat e pista, më shumë sesa nga parimet e larta.