E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero rihap kampionatin italian

 

Interi barazon dhe Juventusi përfiton. Është pikërisht ky epilogu i javës së 18-të të Serisë A. Takimi Juventus-Siena është vendosur nga një goditje dënimi e Alesandro Del Pieros, i cili në minutën e 33-të ka shënuar golin e tij të 162-të personal, e të 7-in në kampionat. Falë kësaj fitoreje 1-0 ndaj Sienës, “Zonja e Vjetër” qëndron vetëm 4 pikë larg zikaltërve kryesues. Ndërkaq, Napoli me shumë vështirësi arrin të fitojë 1-0 ndaj Katanias. Por nuk ka qenë kaq me fat Fiorentina, e cila është shembur në “Artemio Franki”, 1-2, nga Leçe. E vetmja skuadër e madhe që nuk ka zhgënjyer parashikimet e bëra është Lacio, e cila në “Rexhio Kalabria” fiton me rezultatin 2-3. Ndërkaq, sfida Bolonja-Kievo ka përfunduar në barazim 1-1. Goli i parë është shënuar nga skuadra e Kievos, në minutën e 43-të, me anë të Peliser. Gëzim ky që ka zgjatur fare pak, pasi vetëm një minutë më pas Di Vaio ka gjetur rrjetën kundërshtare nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke marrë kështu kreun e golashënuesit më të mirë të kampionatit italian, me plot 13 gola. Një tjetër emër interesant, që vlen të përmendet është edhe trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç. Skuadra palermitane udhëhiqte takimin gjatë pjesës së parë me rezultatin 2-0, mirëpo zikaltrit e Atalantës arritën të barazonin. Kur duheshin veçse pak minuta nga përfundimi i krejt ndeshjes, Kavani ka shënuar një gol me të vërtetë mrekullueshëm, duke i dhënë fitoren skuadrës palermitane, e duke e çuar atë në kuotën e 26 pikëve. Në “Friuli” ndërmjet Udinezes dhe Sampdorias gjithçka ka përfunduar në barazim 1-1. Sampdoria shkon në kuotën e 20 pikëve, por me një ndeshje më pak, të cilën do ta luajë përballë Romës në “Olimpiko”.

Ndeshjet

Të shtunën
Xhenoa-Torino    3-0
Inter-Kaljari    1-1
Dje
Bolonja – Kievo    1-1
Fiorentina – Leçe    1-2
Juventus – Siena    1-0
Palermo – Atalanta    3-2
Rexhina – Lacio    2-3
Napoli – Katania    1-0
Udineze – Sampdoria    1-1
Roma – Milan    2-2

Renditja

Inter        43
Juventus        39
Milan        34
Napoli        33
Fiorentina    32
Xhenoa        32
Lacio        30
Palermo        26
Katania        25
Atalanta        24
Roma        24
Udineze        23
Kaljari        22
Sampdoria    20
Siena        19
Leçe        17
Bolonja        16
Torino        15
Rexhina        13
Kievo        10

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›