Ferizaj do të jetë bastion i LDK-së

Adem Salihaj dhe Faik Granica kanë lënë anash mosmarrëveshjet dhe inatet mes tyre që kishin për një kohë të gjatë, i cili veprim ka bërë që kryetari i LDD-së, Salihaj dhe një pjesë e aktivit të kësaj dege të rikthehen në LDK.
Të hënën në një konferencë për media, zyrtarët e LDK-së kanë thënë në LDD nuk ka mbetur asgjë nga fryma rugovjane, as nga vizioni i madh i rugovizmit, dhe që nga e hëna dega e Lidhjes Demokratike e Dardanisë në Ferizaj i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi sipas tyre LDK-ja do të jetë forcë e madhe, me vizion dhe koncept.
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ram Manaj e ka falënderuar degën e LDD-së në Ferizaj, për marrëveshjen e arritur në kthimin pa kushte në LDK dhe gatishmërinë për integrimin në të gjitha proceset zhvillimore, në të gjitha aktivitetet e Kosovës që LDK-ja ka përpara.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka qene dhe mbete parti e vlerave. Kthimi që ndodh sot, që ka ndodhe dje dhe që do të ndodhe edhe nesër, dëshmon edhe njëherë vazhdimin e rifuqizimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbi parime, mbi kritere të një partie të mirëfilltë të vlerave, të një partie që gjithmonë ka dëshmuar gatishmërinë, gjithmonë ka realizua përcaktimet e veta në zhvillimin e Kosovës në proceset zhvillimore dhe të progresit të përgjithshëm të Kosovës”, tha ai.
Adem Salihaj, ish-kryetar i degës së LDD-së dhe më parë edhe i LDK-së në Ferizaj, i rikthyer në LDK, tha se në këtë proces që ka filluar do ta rifaktorizojë LDK-në.
Ai ka theksuar se dega e Ferizajt do të jetë shembull dhe nismë për një proces të gjatë të ribashkimit dhe se do të jenë bashkë që të realizojmë synimin e frymës edhe vizonit rugovist edhe të vlerave të mëdha që ka rugovizmi dhe LDK-ja.
“Një gjë mund t’ua them në mënyrë të sigurt, se ne e themeluam dhe e formuam LDD-në që t’i ruajmë ato vlera dhe ishim militantë në atë kuptim, por ndodhi krejt e kundërta. Pra ndodhi një proces plotësisht negativ dhe në tërësi u braktisen vlerat për të cilat ne e themeluam LDD-në, dhe kjo është arsyeja që unë dhe koleget e mi që jemi këtu, nuk e gjemë veten aty, sepse nuk mbeti asgjë as nga fryma, as nga vizioni, as nga koncepti, as nga vlerat e mëdha të rugovizmit dhe demokracisë të LDK-së që kishim dikur”, theksoi Salihaj.
Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Faik Grainca, ka falënderuar të gjithë aktivistet e LDD-së që ka kaluar në LDK dhe kanë vlerësuar si një hap shumë të rëndësishme për LDK-në.
“Natyrisht në të kaluarën kemi pas mosmarrëveshje se ka punuar në forma jo të dëshiruara, por ne jemi ulur dhe miqësisht kemi diskutuar të gjitha çështjet dhe kemi ardhur në përfundim se janë shumë më shumë çështje që na bashkojnë, se sa disa çështje shumë të vogla që na ndajnë, dhe pikërisht këtu kanë qenë arsyeje që jemi marr vësh, që tani e tutje të punojmë bashkë dhe unë po ju them se tash e tutje Ferizaj do të jetë bastion i LDK-së, ashtu siç ka qenë gjithmonë”, tha ai.
Ndërkaq, shef i grupit parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri vlerësoi se kthimi dhe aderimi i Salihajt e shton jo vetëm anën e numrit, por kualitetin dhe punën në Grupin Parlamentar të LDK-së.
Adem Salihaj, pas kalimit në LDD, i cili ishte edhe njëri nga bashkëthemeluesit, për një kohë të gjatë ka qenë njëri nga kundërshtarët kryesorë të Faik Graincës në Ferizaj. Grainca dhe Salihaj, kanë pasur mosmarrëveshje edhe gjatë kohës kur të dytë ishin në LDK dhe udhëheqshin me komunën e Ferizajt. /kosovapress/