E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sydow insiston në standarde

Raportuesi i Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Europës dhe ish-Ministri suedez i Mbrojtjes, Bjorn von Sydow, së shpejti do të raportojë për situatën në Kosovë para deputetëve të Parlamentit Europian.

Sydow thotë se në raportin e tij insiston para së gjithash në “standardet e jo në statusin”, duke porositur autoritetet e Kosovës që të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara.

“Në raportin tim para së gjithash kam theksuar fushat të cilat vërtet duhet të jenë të reformuara për t’u mundësuar njerëzve në Kosovë të jetojnë sipas standardeve europiane. Dëshirojmë që autoritetet në Kosovë, së bashku me ata që kanë mandatin e Kombeve të Bashkuara, të punojnë më shumë në sundimin e ligjit, në luftën kundër korrupsionit”, thënë Sydow.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›