Hajdaraj kalon në AAK

Ish-zyrtari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Tomë Hajdaraj, të hënën, është bërë pjesë e partisë së Ramush Haradinajt dhe menjëherë është shpërblyer me postin e anëtarit të Kryesisë së AAK’së.
Në një konferencë për media, Hajdaraj së bashku me Liderin e AAK’së dhe Nënkryetarin e Parë Blerim Shala, ka sqaruar vendimin për ndërrimin e partisë.
“Ka qenë në pyetje “koncepti rugovist” dhe kemi parë se aty (në LDD) nuk implementohet ky koncept. Këtu gjej “konceptin rugovist”, djathtist dhe konceptin e bashkimin e forcave progresiste me në krye Kryeministrin Ramush Haradinaj”, ka thënë Hajdaraj.
“Nuk kam ardhur nga kërkuhi, por kam ardhur nga dikuhi në një vend ku mendoj se do ta gjej veten”, ka shtuar ai.
Ramush Haradinaj, ndërkaq, ka folur fjalë të mira për anëtarin e ri të AAK’së, për të cilin ka thënë se është një profesionist i dëshmuar në fushën e bujqësisë.
“I premtuam se do të jemi kolegë të mirë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka përsëritur se AAK’ja ka vazhduar me punë në këto tri vite, duke u reformuar me njerëz të rinj të profileve të ndryshme. Lideri i AAK’së ka folur edhe për hetimet e EULEX’it dhe ka kërkuar luftimin e korrupsionit deri në fund. Ai ka thënë se nuk kanë asnjë informatë zyrtare se ndonjë zyrtar i partisë së tij po hetohet nga drejtësia.
“Nuk kemi informatë se dikush nga Aleanca, e ndonjë niveli të caktuar, është nën hetime. Pozicioni ynë është i hapur për hetime në të gjitha etapat e zhvillimit të vendit dhe për të gjithë njerëzit”, ka thënë Haradinaj.