Thaçi dhe MPJ pohimet e AAK-së i vlerësojnë qesharake

Prishtinë, 10 qershor - I pari i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi pas takimit që ka realizuar të martën me përfaqësuesit e Odes Ekonomike të Kosovës është pyetur nga gazetarët për aludimet e AAK-së, të cilat Thaçi i ka vlerësuar si deklarata qesharake. “Fitores se madhe të Kosovës në GJND duhet t’i gëzohen të gjithë, një fitore të tillë Kosova do të arrijë edhe në Asamblenë e Përgjithshme dhe nuk dua të merrem me deklarata qesharake” ka thënë shkurt, kryeministri Thaçi.
Ngjashëm është shprehur përmes telefonit edhe Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme Vlora çitaku. “Nuk kam asnjë koment, ajo që mund të them unë është që pohimet e tilla janë qesharake” ka potencuar çitaku.