Fermerët: Pro dhe kundër tokave të papunuara
Ndahen në vlerësime të ndryshme fermerët shqiptarë sa i takon vendimit të qeverisë, "se toka i takon atij që e punon". Disa shprehen pro reformës së re, të kushtëzuar nga pamundësia ekonomike për të punuar tokën. Të tjerë janë kategorikisht kundër, madje kërcënojnë edhe me jetë nëse u preket prona.
Për fermerët dhe fshatarët e Qarkut Shkodër, një vendim i tillë është krejtësisht absurd, pasi nga tokat e punuara sigurohet prodhim që nuk gjen treg. Madje fermerët shkojnë më tej, duke thënë se më mirë ta marrë tokën shteti se sa të punojnë kot dhe të mos arrijnë asnjë fitim. Për fermerët, thelbësore është që të ketë treg, pasi toka është duke u punuar, por kostoja e lartë e prodhimit bën që fshatarët të mbesin me shumë pak fitim.
Kjo është dhe arsyeja sipas fermerëve, që toka në Shqipëri nga viti në vit nuk po punohet.
Ndërkohë, fermerët e të gjithë Qarkut të Fierit janë shprehur se do t‘i mbrojnë tokat dhe pronat e tyre edhe me gjak nëse do të nevojitet. Kjo deklaratë e fermerëve të Fierit ka ardhur vetëm tri ditë pas qëndrimeve të Kryeministrit për ndarje të re toke. Fermerët e Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës janë shprehur se nuk do të lejojnë që t‘u merret toka. Sipas tyre, toka ka mbetur djerrë, për shkak të politikave të munguara në bujqësi.
Tjetër panoramë paraqitet në veri. Një fshatar nga Velipoja, i cili ka 6 dynym tokë të mbjella me perime, shprehet se i gjithë prodhimi ka ngelur pa shitur. "Çdo vit e punoj tokën, por gjysma e prodhimit më shkon dëm, duke e hedhur në mbeturina. Nuk mund të shkoj në Shkodër për të shitur prodhimin, pasi po të llogaris dhe transportin nuk më del leverdia. Ndaj problemi nuk është te toka që nuk punohet, por te politika që duhet të ndjekë shteti", tha fermeri nga Velipoja. Një tjetër fermer nga zona e Mbishkodrës shprehet se ka 8 dynym tokë të mbjellë dhe i bën thirrje Kryeministrit t‘ia marrë, pasi nuk i nevojitet. "Kam dalë në treg dhe kostoja e lartë e prodhimit, si edhe konkurrenca e eksporteve na bën që të mos kemi asnjë leverdi ta punojmë tokën", tha ai.
Reagime më të forta kanë përcjellë fermerët e Fierit, të cilët paralajmërojnë protesta në rast se u merret toka. "Punoj vetëm 2/3 të tokës që kam, pasi nuk kam të ardhura. E punove tre vjet rresht dhe jo vetëm që nuk dola me fitim, por edhe u dëmtova financiarisht", thotë një fshatar nga Grabiani. Ashtu si ky, deklarohen edhe fermerë të tjerë të këtij rrethi, të cilët thonë se "do të hidhemi në protesta nëse Kryeministri do të na marrë tokat".