Reforma, skema e re për tokat bujqësore
E gjendur mes një situate të vështirë për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, qeveria ka parë të arsyeshme të ndërhyjë në funksion të mirëmenaxhimit të tokës bujqësore. Zgjidhja ishte për një ndarje të re, në interes të atyre fermerëve që kanë mundësi ta punojnë tokën, por, nga ana tjetër, duke mos cenuar të drejtën e pronarit legjitim. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, shpjegoi dje për mediat formën e re të menaxhimit të tokës bujqësore. Që në fillim Gjana sqaroi që nuk do t‘i merret toka askujt, pavarësisht se e punon apo jo, por synohet maksimalizimi i shfrytëzimit të saj, në interes të zhvillimit të vendit. "Lënia e tokave djerr na detyroi të zgjedhim mes tri alternativave më të favorshmen", tha ministri, sipas të cilit qeveria nuk ka ndërmarrë as heqje të titullit të pronësisë e as aplikimin e taksave të larta për ata që nuk e punojnë tokën.
Sistemi i ri
Mes tri alternativave (e para, taksa dhe e dyta, me qira), qeveria zgjodhi praktikën e fundit, e cila nuk e heq të drejtën e pronësisë dhe pronari mbetet përsëri pronar. "Por ai pronar që për një arsye apo për një tjetër e lë sipërfaqen e pronës së tij të papunuar dhe kur ka grupe interesi, kur ka fermerë fqinj, kur ka individë të interesuar që ato t‘i vënë në qarkullim ekonomik, këto sipërfaqe me ligj i merr në administrim, jo me ndryshim të pronësisë, njësia e pushtetit lokal, e cila i lë me qiradhënie për një kohë të caktuar. Se cila do të jetë mënyra se si do të ndërtohen marrëdhëniet, mes kësaj prone private të një individi, të një fermeri dhe raporti që do të krijohet me komunën përkatëse do të jenë detaje që do të përcaktojë ligji", bëri të ditur Jemin Gjana, ministër i Bujqësisë. Plani më i ri i qeverisë për t‘ia kaluar tokën bujqësore atij që e punon ka sjellë reagime të ndryshme mes politikës dhe ekspertëve të fushës. Opozita e ka kundërshtuar me faktin se, qeveria po cenon parimin e lirisë së pronës, nisur nga fakti se nuk ka informacion të duhur rreth kushteve ku punon sot fermeri. "Toka lihet djerr, sepse ka kosto të larta për t‘u mbjellë", ishte qëndrimi i Partisë Socialiste. Për këtë qëndrim, Gjana ka gjykuar se "së pari nuk është e vërtetë që toka bujqësore siç deklaroi SHPK e Shalësit është e pambjellë për efekt të kostove. Kostot nuk janë më të larta në Tepelenë, se sa në minoritet, nuk janë më pak të larta në Përmet, në Moker, nuk janë më të ulëta në Pukë dhe në Mirditë".
Blerja e tokës
Në Shqipëri, sipas ministrit të Bujqësisë, vetëm 10 për qind e tokës bujqësore rezulton e papunuar dhe kjo në vendet me emigracion të theksuar. "Shumë vende aplikojnë masa drastike për tokat e lëna djerr, duke marrë vendimin për heqjen e pronësisë. Masa që ne propozojmë është më e zbutur, që synon të vërë në eficensë të gjitha hapësirat e shfrytëzueshme për bujqësinë", tha dje ministri. Gjana ka sqaruar edhe një pikë tjetër të planit të qeverisë "Berisha" për blerjen e tokës nga individë me kombësi shqiptare. Kjo do të mund të arrihet me disa ndryshime ligjore në ligjin aktual të tokës. "Me pak nene, mund të zgjidhë këtë lejim për qytetarët me shtetësi në vende të tjera po me kombësi shqiptare. Natyrisht është një projekt që do të trajtohet me një ekspertizë më të mirë juridike", përfundoi ministri i Bujqësisë.
Harta
Tokat djerrë, ja zonat
Kryesisht tokat të papunuara i kanë lënë zonat me emigracion të lartë. Ky është konstatimi i Ministrisë së Bujqësisë, sipas së cilës, janë mbi 50 mijë hektarë tokë bujqësore e lënë djerrë. Shifra zyrtare e ministrisë gjykohet me mjaft shqetësim nga ana e qeverisë, e cila po përgatitet të nisë reformën e re. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, pjesa më e madhe e tokës së papunuar është në zonën e Kurbinit dhe të Dropullit. Në këto dy rajone mendohet se rreth 35 mijë hektarë tokë ka ngelur e papunuar. Një pjesë tjetër e tokës bujqësore te lënë djerrë ndodhet në ultësirën perëndimore, fushat e Myzeqesë. Argumenti që jep ministria rreth situatës së krijuar në këto zona, ka të bëjë me emigracionin. Në këtë pikë, ministria hedh poshtë pretendimin se tokat kanë ngelur të papunuara, për shkak të pamundësisë financiare.