Fermerët do të vuajnë rënien e çmimeve
Fermerët do të marrin më pak të ardhura nga prodhimet e tyre gjatë viteve të ardhshme, si pasojë e rënies së çmimeve të shkaktuara nga kriza, por prodhuesit e mishit do të vuajnë më shumë se të tjerët. Lajmi bëhet i ditur nga një studim i përbashkët i OECD dhe zyrës së OKB-së për Ushqimet e Bujqësinë. Çmimet parashikohet të bien në dy-tre vitet e ardhshme, para se të fillojnë të rriten, por rritja do të jetë më e vogël se ajo që bota ka përjetuar në dekadën 1996-2006, thotë studimi. Në vlerë reale, çmimet priten të mos ndryshojnë pothuajse fare në të gjithë dekadën e ardhshme. "Nuk ka shumë të dhëna që të dëshmojnë për ndonjë ndryshim të rëndësishëm strukturor që sjell rritje të çmimeve", thotë raporti.
Vitin e kaluar, bota u përball me një rritje të paprecedent të çmimeve të ushqimeve, gjë që shkaktoi protesta të dhunshme në shumë vende. Shumë u frikësuan se çmimet do të mbeteshin të larta për një kohë të gjatë, por ekspertët patën paralajmëruar se rritja kishte vetëm shkaqe të përkohshme, si ulja e sipërfaqes së tokës nën kultivim në Rusi, apo thatësira në Australi.
"Rënia e të ardhurave reale të popullatës së botës do të sjellë reduktim të kërkesës për mallra bujqësore dhe për pasojë, do të ketë edhe rënie çmimesh", thuhet në raport. Ekspertët dyshojnë se kriza do t‘i shtyjë fermerët të prodhojnë më shumë në mënyrë që të kompensojnë rënien e të ardhurave, gjë që do të sjellë ulje të mëtejshme çmimesh.
Por, në terma afatgjatë, çmimet parashikohen në rritje. Deri në vitin 2018, drithërat priten të rriten me 10-20 për qind, ndërsa vaji vegjetal pritet të kushtojë 30 për qind më shtrenjtë si pasojë e rritjes së kostos së energjisë. Gjalpi pritet të shtrenjtohet më shumë, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës së shkaktuar nga ndryshimi i shijeve të botës. Raporti thotë gjithashtu se kostoja e naftës do të jetë përcaktuese për sa i përket ecurisë së çmimeve të ushqimeve. E ardhmja e kërkesës për bionaftë vihet në dyshim, për shkak se kjo lloj nafte është më e kushtueshme se ajo konvencionale dhe se çmimi aktual i naftës e nxjerr atë nga tregu. Çmimi i mishit pritet të mbetet i njëjtë përgjatë të gjithë periudhës. Çmimet e mishit nuk u rritën as gjatë krizës së vitit të kaluar. Në total, ekspertët besojnë se fermerët pritet të jenë më të varfër gjatë dekadës së ardhshme, si pasojë e kombinimit të faktorëve të ndryshëm ekonomik, të gjitha të lidhura me krizën botërore aktuale.