E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon të takojë djalin, bie në humnerë

Ka shkuar të takojë të birin në fshat, por tragjikisht i është shuar jeta duke rënë në një humnerë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lugaxhi të Komunës së Labinotit-Mal, rreth 40 km larg qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, rreth orës 10:00 të së martës, 84-vjeçari Qamil Metoshi është rrëzuar në një humnerë rreth 30 metra, duke gjetur vdekjen. Kalimtarë të rastit i kanë dhënë ndihmën e parë dhe familjarët e kanë nisur me urgjencë për në spital, por ai nuk ka mundur t‘u rezistojë plagëve të marra. Burimet policore bëjnë të ditur se Metoshi kishte marrë plagë të rënda në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas familjarëve, ai kishte rënë në një humnerë të thellë fare pak metra larg shtëpisë së djalit të tij në fshat.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›