10 destinacionet e pushimeve të ëndrrave
Lidhin qytete të famshme ose vende të largëta, janë të pasura me peizazhe që të lënë pa frymë dhe mbajnë mbi shpinë histori të gjata dhe interesante. Çdo vit vizitohen nga mijëra qytetarë, por edhe nga shumë turistë në kërkim të udhëtimeve të guximshme, apo thjesht për të bërë pushime ndryshe nga ato të zakonshmet. Disa gjenden në vende të papërshkueshme dhe të largëta, të tjerë janë gjysma e privilegjuar e atyre që duan aventurën. Janë dhjetë udhëtimet më spektakolare në botë, të përshkruara në një artikull të gjatë nga faqja e internetit të rrjetit amerikan ABC.
Rruga e Karakorumit dhe shkretëtira në Egjipt
Rruga e parë që përmendet në faqen e internetit të rrjetit ABC është ajo e Karakorumit, që lidh provincën perëndimore Xinjiang të Kinës me Islamabadin, kryeqytetin e Pakistanit. E vendosur në "këmbët" e zinxhirit të Himalajës, është rruga më e lartë në botë që arrin maja që i kalojnë 4600 metrat. Ata që do të kenë fatin të përshkruajnë këtë itinerar magjepsës mund të admirojnë bukuri të ndryshme natyrore, si akullnaja e Baltores (rreth 60 kilometra e gjatë që shtrihet në një zonë 700 kilometra katrorë) disa nga kodrat më të larta në botë (që i kalojnë 800 metrat), si dhe liqenin e mrekullueshëm të Karakulit, i vendosur në një lartësi prej 3600 metrash mbi nivelin e detit, pak hapa larg zinxhirit malor të Tian Shani. Ata që e njohin mirë këtë rrugë ju këshillojnë ta vizitoni gjatë pranverës ose vjeshtës. Në stinët e tjera, bora e ashpër dhe shirat e dendur mund të shkaktojnë shkarje toke dhe rrëshqitje. Një tjetër rrugë jashtëzakonisht e bukur është ajo që lidh Kajron, kryeqytetin e Egjiptit, me Khargan, oazin më jugor egjiptian në shkretëtirën libiane. Duke e përshkruar këtë rrugë, mund të kaloni pesë oaze të mrekullueshme, mes të cilave ai i Bahariya, i njohur për thesaret e tij arkeologjike dhe oazin e Siuas, i famshëm për burimet me ujë të ngrohtë. Megjithatë, ajo që e bën vërtet të veçantë këtë rrugë është "shkretëtira e bardhë", një peizazh i virgjër dhe i pasur me formacione gëlqerore me forma të ndryshme, si pasojë e veprimit të ujit dhe erës.
Kanioni i Madh
Mes rrugëve më të famshme nuk mund të mungonte ajo që lidh
Kanionin e Madh (Grand Canyon) me Las Vegasin. E gjatë rreth 400 kilometra, me thellësi 1600 kilometra dhe gjerësi rreth 27 kilometra, Kanioni i Madh është një nga fenomenet natyrore më spektakolare në botë. Bëhet fjalë për një grykë të madhe të krijuar nga lumi Kolorado, me një largësi rreth 250 kilometra nga Las Vegasi. Pasi keni vizituar parkun e mrekullueshëm kombëtar të Kanionit të Madh dhe keni kaluar këto territore të jashtëzakonshme, rruga të çon deri në Las Vegas, qytetin e mëkatit. Të dashuruarit pas verës së mirë nuk mund të mos ta përshkojnë të paktën një herë në jetë rrugën që lidh Strasburgun me Mulhousein, e pagëzuar si "Rruga e verës alsaziane". Përveç vreshtave të shumtë të mrekullueshëm, turistët kanë mundësi të admirojnë peizazhe të mrekullueshme fshati, ndërtime të vjetra me stil romak, gotik dhe barok dhe dhjetëra qyteza piktoreske plot gjallëri. E vetmja këshillë për udhëtarët është se duhet të shmangin drejtimin e makinës nëse kanë pirë shumë.
Brigjet dalmate, bukuritë irlandeze
Ekzistojnë një numër i madh rrugësh bregdetare, me një bukuri të rrallë. Ajo që niset nga Dubrovniku, në Kroaci dhe përshkon gjithë bregun dalmat deri në Zadarit është vërtet unike. Përveç qytetit të mrekullueshëm me origjinë veneciane, ata që do të përshkojnë këtë itinerar me gjatësi 400 kilometra mund të pushojnë në qytete të vogla bregdetare që ruajnë pamje antike dhe tradicionale të përziera së bashku. Le të zhvendosemi në Australi, në "Savannah Way", rruga që lidh Cairns, qytetin e Queensland-it me Broome, një vend i vogël në Australinë Perëndimore, që laget nga Oqeani Indian. Bëhet fjalë për një udhëtim rreth 3500 kilometra të gjatë, gjatë të cilit ndeshesh me 14 parqe natyrore dhe rezerva të ndryshme, përfshi edhe shumë site arkeologjike të veçanta. Ato që e bëjnë më të egër këtë rrugë janë pjesët e shumta të paasfaltuara dhe për këtë arsye është e këshillueshme të kaloni në këto vende me një makinë tip fuoristradë. Në Europë këshillohet të përshkoni rrugën që kalon përgjatë bregut të Causeeay-t, që nis nga periferia e Belfastit dhe përfundon në Portin e Larnes në Irlandën e Veriut. Turistët do të kenë mundësinë të kalojnë në zona me bukuri të papërshkrueshme natyrore dhe plazhe të mrekullueshme. Ndërkaq është e nevojshme të vizitoni "Giants Causeway", rrugën e përbërë nga formacione natyrore shkëmbore, të krijuara rreth 60 milionë vjet më parë.
Rrugë afrikanojugore dhe indiane
Udhëtimi vazhdon në Afrikë, në rrugën që lidh Kejptaunin me provincën e Mpumalanga, në pjesën verilindore të Afrikës së Jugut. Aty ka më shumë se 1500 kilometra kopshte, male të larta dhe vende të magjishme. Spektakli i vërtetë është
"Blyde River Canyon", kanioni i tretë më i madh në botë, me një gjatësi rreth 26 kilometra dhe thellësi prej 800 metrash. Në ditët e kthjellëta nga "God‘s Window" (Dritarja e Zotit), një prej vendeve më të famshëm të këtij kanioni, mund të shihen dhe admirohen tokat e Mozambikut. Nëse do të ecni përpara me itinerarin do të mbërrini në Parkun Kombëtar të Krugerit , rezerva më e madhe natyrore e Afrikës së Jugut. Dhjetëshen e klasifikimit e mbyllin rrugët që lidhin Cochin dhe Kovalamin në Indi dhe El Mamghar dhe Nouakchott në Mauritani. Rruga e parë mbërrin në Kovalam, ku gjenden plazhet më të bukura të Indisë së Jugut me një rërë të butë dhe të imët. E dyta quhet "Beach Higheay" dhe ashtu siç duket nga emri, më shumë është një rrugë përgjatë detit dhe lidh El Mamgharin me Nouakchott, kryeqytetin e Mauritanisë. Mund të përshkohet vetëm nga një makinë e lartë dhe kur nuk ka shumë det. Sigurisht, panorama që ofron është e mrekullueshme.