E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fermerët e Fierit refuzojnë të paguajnë taksën e tokës

23/04/2005  Fermerët në Fier nuk kanë pranuar që të paguajnë taksën mbi tokën. Të dhënat e 3 -mujorit të parë të këtij viti saktësojnë se niveli i pagimit të taksës së tokës bujqësore arrin në vlerën e 29 milionë lekëve të reja, nga 76 milionë që ishte planifikuar për këtë qëllim. Sipas të dhënave në Qarkun Fier, ky tregues nuk është arritur të realizohet as në masën 50% nga ai i planifikuar. Duke i marrë në veçanti treguesit e arkëtimeve për taksën e tokës bujqësore, ajo rezulton e ulët, gjithashtu edhe për 14 komunat e rrethit Fier. Nga 35 milionë lekë të reja të planifikuara për këtë periudhë të parë të këtij viti, për derdhjen e kësaj takse janë mundur të arkëtohen vetëm 13 milionë lekë të reja. Komunat e zonave perëndimore të rrethit Fier kanë treguesit më të ulët të arkëtimit të taksës së tokës bujqësore. Për fermerët e këtyre zonave janë të papërballueshme shpenzimet për punime dhe shërbime që kërkon toka bujqësore. Ndaj, pagesa e taksës është një shpenzim i papërballueshëm.

Tashmë sipërfaqet e tokës bujqësore janë lënë djerrë për arsye të largimit të fermerëve drejt emigracionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›