E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulstarova: Po ndahen tokat e mbetura të lira

23/04/2005  Nënkryetari i shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Ahmet Sulstarova, e ka cilësuar të papranueshëm vendimin më të fundit, për të ndarë tokat në Ksamil, sipas ligjeve të vitit 1993. Sipas tij, ky veprim ka si qëllim vetëm që të ndajë dhe ato toka që kanë mbetur të lira, duke mos i dhënë asnjë hapësirë Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave. Sulstarova kërkon që një vendim i tillë të anulohet menjëherë, pasi në këtë mënyrë do të ketë një shtim të faturës financiare, që do të paguajë shteti shqiptar. Reagimi i nënkryetarit të shoqatës "Pronësi me Drejtësi", ka ardhur pas një urdhri për të ndarë tokën në Ksamil, sipas ligjit 7501, pasi ai nuk ishte vënë në zbatim. Burimet në Ksamil kanë bërë të ditur se për këtë çështje ka pasur një dekret të Presidentit të vitit 1997, ndaj dhe nuk ka asnjë konflikt. Ndërsa Sulstarova, thekson se Rezoluta e Kuvendit dhe ligji për tokën sanksionojnë ndalimin e tjetërsimit të tokave që kanë mbetur të lira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›