Shqipëria të hënën raport në BE për pronat

23/04/2005 Komiteti Shtetëror paraqet një raport mbi fillimin e punës për kthimin e tokave të lira dhe për Metodikën
"Pronësi me Drejtësi": Qeveria akoma s´ka miratuar aktet nënligjore
Bashkimi Evropian do të marrë në pyetje drejtuesit e Ministrisë së Integrimit mbi zhvillimet ekonomike në Shqipëri, si dhe mbi zbatimin e ligjit të pronave. Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se delegacioni shqiptar do të shkojë në Bruksel më datën 25 prrill. Ndërsa është bërë e ditur se mbi çështjen e pronave, Brukselit i janë dorëzuar dy drafte. Nga njëra anë shoqata "Pronësi me Drejtësi" ka vlerësuar se deri më tani ligji i kthimit dhe i kompensimit të pronave nuk është zbatuar në asnjë nen, ndërsa komiteti shtetëror në vlerësimet e tij ka theksuar se ka nisur procesi i kthimit të tokave të lira, ndërsa do të pritet miratimi i Metodikës, për të nisur me kompensimin normal të tokës që iu është zënë pronarëve. Megjithatë, duket se janë aktet nënligjore që janë bërë pengesë për të gjithë procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave.
Përplasja
Burimet kanë bërë të ditur se shoqata "Pronësi me Drejtësi" në dokumentin e dorëzuar përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, është shprehur se asnjë nga aktet nënligjore nuk është përmbushur nga qeveria. Së pari, është vendosur mungesa e hartës së saktë për tokat e lira, që do të përdoren për kompensimin e ish-pronarëve. Kjo është shoqëruar dhe me mungesën e një bilanci me ndërmarrjet me kapital shtetëror, aksionet e të cilave do të përdoren për kompensimin e pronarëve. Sipas kësaj shoqate, ligji përcaktonte se detyrimi duhet të ishte zbatuar brenda muajit dhjetor të vitit 2004, por ende nuk janë paraqitur të dhënat e para. Paralelisht me këtë është ngritur shqetësimi për mungesën e një vendimi, që do të saktësonte qirtatë që do të paguajnë familjet që me vendim qeverie banojnë në shtëpitë e pronarëve. Në të kundërt me këtë paraqitje të shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Komiteti Shtetëror i Kompensimit të Pronave, ka vlerësuar se ka nisur puna për kthimin e tokave tek ish-pronarët. Në këtë mënyrë është argumentuar dhe puna për miratimin e një metodike për vendosjen e çmimit të tokës. Megjithatë është vlerësuar se ende nuk janë miratuar aktet nënligjore për zbatimin e ligjit.
Takimi
Gjatë takimit të radhës mes Task Forcës së BE-së dhe Shqipërisë do të diskutohet mbi marrëdhëniet ekonomike mes të dy palëve. Në takim do të kërkohet zgjerimi i shportës së mallrave, që do të hyjnë pa doganë në të dy anët e kufirit. Gjithashtu, është bërë e ditur se më datën 10 maj, ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi, do të udhëtojë drejt Brukselit, për të diskutuar mbi çështjet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.