E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prokuroria, 10 vite burg për transportuesin e drogës

23/04/2005  TIRANË – Prokuroria kërkoi dje dënimin e të pandehurit Kadri Çepa me 10 vite burg. Akuza për të cilën e deklaroi fajtor, përfaqësuesi i Prokurorisë, Çepën, është ajo e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas akuzës, i pandehuri në datën 30 prill 2004, teksa ishte nisur drejt Greqisë me makinën e tij, tip maune, kishte marrë përsipër të kalonte edhe një sasi prej 31 kg kanabis sativa. Lënda narkotike ishte e paketuar në 31 pako, 1 kg. Kapja e kësaj sasie u bë e mundur pas një kontrolli rutinë të kryer nga policia kufitare. Para gjykatës, i pandehuri Kadri Çepa pranoi faktin se kishte marrë përsipër të kalonte sasinë e drogës, por nuk e pranoi bashkëpunimin në trafikim. Ai është shprehur se, para se të kalonte kufirin grek është takuar me dy persona që nuk i njihte. I pandehuri nuk ka treguar emrat e personave që ia dhanë pakon, duke shtuar më tej se në Greqi do ta priste dikush për të marrë porosinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›