BE, në Davos: Asnjë plan shpëtimi për Greqinë
Forumi
Nuk do të ketë asnjë plan shpëtimi europian për Greqinë, sepse vendi nuk përfaqëson ndonjë rrezik të jashtëzakonshëm si pasojë e borxhit publik. Në ditën e fundit të forumit ekonomik botëror që u zhvillua në Davos, si Komisioni Europian, ashtu dhe OSBE-ja, kanë pranuar se situata në Athinë nuk përfaqëson një kërcënim për Eurozonën Mes masave që të mërkurën Komisioni Europian duhet t’i sugjerojë qeverisë Papandreu, do të përfshihet edhe reduktimi i pagave të administratës publike. I dërguari i çështjeve Ekonomike dhe Monetare, Joaquin Almunia, pranon se mes vendeve të Eurozonës ka solidaritet. “Deri pak ditë më parë kishte nga ata që thoshin se euro është shumë e fortë dhe e mbivlerësuar nga tregjet, ndërsa tani papritur ka nga ata që thonë se Eurozona do të ndahet. Por kjo nuk është e vërtetë. Eurozona po i lejon ekonomitë e saj ta përballojnë sa më mirë krizën, me më shumë burime, më shumë mbështetje, më shumë përgjegjësi. Në këmbim, këto shtete duhet të adoptojnë masat e nevojshme për të zgjidhur çekuilibrat e prodhuar nga kriza”, tha Almunia. Me planin e saj të stabilitetit, Greqia është angazhuar të reduktojë deficitin nga 12 për qind, në 8.7 për qind për këtë vit, me qëllimin e hyrjen në parametrat europianë brenda dy viteve.
#