Fernando Alonso te Reno, “Fenomeni” kthehet në shtëpi

Gjashtë sezone në Formula 1, dy botërorë të fituar. Fernando Alonso rifillon nga Reno. Spanjolli 26-vjecar ka bërë kthim prapa, duke u kthyer atje ku dhe u maturuan sukseset e tij (2005, 2006) duke u bërë edhe kampioni i botës më i ri i në moshë. Titulli 2006 ishte i fundit kur mundi në pistë legjendën e gjallë gjermane Mikael Shumaker. Në vitin 2007 ishte vetëm një hap larg titullit të tretë, që do ta shndërronte atë pilotin e parë spanjoll që fiton tre tituj botëror rresht. Fernando uy ndak në kuotën 109 pikë, kundër 110 pikëve që grumbulloi kampioni i botës Kimi Raikonen me Ferrari.
Në fakt, Botërori i fundit kishte tre armiq të mëdhenj për Alonson: Kimi Raikonen dhe Felipe Masa te Ferrari, por dhe një brenda shtëpisë Meklaren, Luis Hemiltonin.