Mourinjo: “Heq dorë nga Anglia”

Hoze Mourinjo tërhiqet nga garë për bankinën e Anglisë. Lajmin e bëri të ditur vetë tekniku portugez përmes një komunikate. "Pas një reflektimi të thellë vendosa të mos bëhem kryetrajneri i Anglisë, - tha ish-trajneri i Celsit. "Jam i bindur se Federata Angleze e Futbollit do të gjejë një teknik të madh, të aftë për ta cuar kombëtaren angleze në lartësinë ku e meriton". Si pasues më të mundshëm të Stiv Meklarenit favoritët më të mundshëm janë Fabio Kapelo, Marcelo Lipi dhe Jurgen Klinsman.