E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami, rikthim me humbje. Tare 10’

Albania-Sport (AS) - Valon Behrami (22) rikthehet me një humbje trishtuese në minutat e para të sezonit 2006-2007. Lacio e kosovarit me pasaportë zviceriane u mund sot nga Interi me rezultatin 2-0 (gola te Esteban Kambiaso dhe Marko Materacit). Berhami hyri në lojë në minutën e 76 kur zvëndësoi mesfushorin Gabi Mudingayi. Edhe sulmuesi shqiptar Igli Tare e provoi forcën e tij ndaj Interit, kur hyri në lojë në minutën e 81 në vend Stefen Makinua. Tare pati nje rast ne minuten e 90, kur gjuajti me te majten ne qender te portes, pas asistit te dhene nga Goran Pandev.
Ervin Skela nuk ka qenë në 18-she në ndeshjen e humbur 3-0 të Askolit me Palermon në transferë, duke dhënë sinjalin se janari do ta gjejë në një ekip tjetër.
Edhe Bogdani nuk ka luajtur në ndeshjen e humbur të Sienës jashtë fushe me Empolin (1-0). Mungesa e Bogdanit ishte e paralajmëruar për shkak të dëmtimit me Atalantën

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›