Lala, shansi i Heking për Kupën e Gjermanisë

Albania-Sport (AS)- Altin Lala 90 minuta në lojë dhe Hanover 96 fiton 1-0 me Duisburg në Kupën e Gjermanisë. Goli i fitores u shënua nga Balitc në minutën e dytë shtesë të 45 minutave të para. Me këtë fitore, në ndeshjen e fundit para mbylljes së vitit 2006, ekipi nga Niedesachsen e mbylli me sukses kalimin në tetë më të mirat e Kupës së Gjermamisë. Lala ka luajtur edhe në fitoren 3-2 me Dinamon e Dresdenit, më 9 shtator.