E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus refuzohet për Van Persien

Arsenali ka refuzuar një ofertë me vlerë prej 10 milionë eurosh nga Juventus për sulmuesin Robin van Persie.

28 vjeçari shënoi 27 gola në të gjitha garat për gjigantin londinez në edicionin e fundit dhe spekulohet se kërkohet nga Juventus, Manchester City dhe Paris St Germain.

Sipas Gazzetta dello Sport, Bianconerët duhet të rritin ofertën nëse duan të blejnë Van Persien.

Holandezi spekulohet me largim nga Arsenali gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi kontrata e tij me klubin skadon pas 12 muajve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›