E Diel, 1 Nëntor 2026

Galaktikeve u shtohen dy yje, Ronaldo dhe Kaka

Reali i Madridit eshte gati qe te nise nje epoke te re, Galaktikesh. Synimi kryesor eshte qe te mbylle me sukses ne fund te sezonit marreveshjet me dy lojtaret me te mire per momentin, Kakane dhe Ronaldon. Sakaq, Milani insiston se ylli i Brazilit, Kaka nuk do te shitet as ne fund te ketij sezoni. Por ne rast se nuk do t'ia dalin mbane, madrilenet e kane gati zevendesuesin e tij, ose "gomen rezerve". Ai eshte Emanuel Edebajor i Arsenalit. Florentino Perez, njeriu i cili solli Zindedin Zidanin, Ronaldon dhe Devid Bekamin ne Madrid eshte shprehur se i ka piketuar blerjet e medha, nese do te zgjidhet presidenti i klubit te Realit ne vere, madje per te mos qene vone deri atehere ka nisur bisedimet dhe ka kohe qe jane shenuar marreveshjet paraprake. 62- vjecari Perez nuk ka drejtuar Realin per tre vjet dhe eshte rikthyer serish pas largimit te Ramon Kalderonit. Por pasi te fitoje mandatin ai eshte gati te shenoje blerjet e medha. Menaxheri i FIFA-s, Ernesto Bronzeti, i njohur si njeri i afert i Perezit, nje veteran i marreveshjeve te lojtareve mes Italise dhe Spanjes, theksoi: "Ai nuk eshte akoma nje president ne Madrid, por eshte ne pritje,' - shprehet Bronzeti. - "Do te jene tre synime te medha. Kaka eshte endrra e tij e madhe, edhe pse e di qe eshte e veshtire, per shkak se tentativave te meparshme Milani i eshte pergjigjur shkurt, se nuk do te shitet kartoni i Kaka. Gjithsesi, Perez do te bej te pamunduren dhe ai ka treguar se eshte ne gjendje te realizoje marreveshje te medha. Dy emra ka ne mendjen e tij per momentin dhe ata jane Ronaldo dhe Kaka." Perez po mendon qe te takohet me administratorin e Milanit, Adriano Galianin, te cilit i afroi 55 milione sterlina, per Kaka, pak kohe me pare. Por italianet kembengulen dhe i kerkuan te pakten edhe 20 milione sterlina me shume, per lojtarin kryesor te formacionit te tyre. Kaka nuk konfirmon nje lajm te tille, madje ai thekson se shpesh flitet se do te kaloje ne nje klub apo ne nje tjeter, kur dihet se eshte ne kontrate me Milanin. 26 vjecari deklaron: "Kur eshte zgjedhur Kalderoni presidenti i Realit te Madridit tha se kishte rene dakord me mua, por faktet provuan te kunderten. Tani une po degjoj te njejtat gjera." Kaka kembengul se ka nje kontrate me Milanin, qe i skadon pas disa viteve. "Jam ne kontrate deri ne vitin 2013 me Milanin. Jam shume i lumtur tek klubi dhe familja ime deshiron qe te jetoje gjate ne Milano." Milani ka nje tjeter plan, per te mos e shitur Kaka dhe per te blere Adebajorin nga Arsenali, duke e komplikuar edhe me teper merkaton e klubeve te medha. Kartoni i Adebajorit vleresohet afersisht sa gjysma e brazilianit Kaka, 35 milione sterlina. Deri ne vere, kur merkatoja te rihapet, ofertat mund te ndryshojne. Milionat qe hedhin madrilenet dominojne tregun e futbollit boteror.

150 milione

Kaka dhe Ronaldo do te kene nje cmim, secili nga 75 milione sterlina per koke. Ronaldo e ka pranuar paraprakisht oferten. Pritet nje takim Perez-Galiani, per brazilianin Kaka. Ne rast deshtimi te negociatave, do te jete gati emri i Adebajorit, per Ralin e Madridit .


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›