E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri rus, këngë sovjetike me spiunët



Në fillim të muajit korrik, Kryeministri rus, Vladimir Putin ka takuar spiunët rusë të kthyer nga SHBA-ja, pas identifikimit nga autoritetet amerikane, përfshirë edhe Anna Chapman. Ai pranoi publikisht qëllimin e jetesës së tyre në SHBA dhe tha se i ka premtuar një të ardhme “të ndritshme” në Rusi. Ish-agjenti i KGB-së ruse, Kryeministri Putin tha se personat që kanë jetuar me identitet të rremë në SHBA kanë vuajtur shumë sepse kanë jetuar në një vend të huaj, kanë folur një gjuhë të huaj dhe kanë pasur të komanduar e kontrolluar çdo gjë. I shprehur me bindje mbi vërtetësinë e fjalëve të Presidentit rus, Dimitri Medvedev, se ata ishin tradhtuar nga bashkëkombës të tyre, Putin tha se tradhtarët do të kenë fund të hidhur. Putin shtoi se ka kënduar këngë të epokës sovjetike me spiunët dhe u ka thënë se e admiron atë që ata kanë bërë sepse “kanë përmbushur interesat e Rusisë, pa pasur imunitet diplomatik”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›