FerrariPit stop i shpejtë, gati një dado magjike
"Alea iacta est". Zbulohet një dado magjike te Ferrari. Revolucion te “Cavallino”, që në prag të sezonit 2010, që do të nisë më 14 mars në Barhain, mund të ketë gjetur zgjidhjen për më shumë shpejtësi në bokse. Në fakt bëhet fjalë për një dado të veçantë, që duhet të shmangë ato vonesa shqetësuese në momentin e ndërrimit të gomave. Sipas “Marca”-s, kjo dado mund të reduktojë goxha kohën, duke u dhënë mundësi mekanikëve të Ferrarit të ndalojnë kronometrin në 4 sekonda.
#