KAS i Lozanës hedh poshtë apelin e Togos
Kupa e Afrikës
Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë ka hedhur poshtë apelimin e Togos, që kërkonte pezullimin e KAF (Konfederatës Afrikane të Futbollit) për përjashtimin nga dy edicionet e ardhshme të Kupës së Afrikës. Qeveria e Togos vendosi të tërhiqte skuadrën nga edicioni i fundit i aktivitetit më të rëndësishëm afrikan, që u zhvillua në Angola, pas atentatit ndaj autobusit të përfaqësueses në Kabinda, ku humbën jetën tre persona, mes tyre edhe zv/trajneri i skuadrës dhe zëdhënësi i shtypit.
#