E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marko Van Basten në planet e Milanit

E ardhmja

E ardhmja e Leonardos është më shumë se kurrë në dyshim, pasi klubi nga Milanelo është duke e menduar zëvendësimin e Leos me legjendarin Marko Van Basten ose Masimiliano Alegri. “La Gazzeta dello Sport” pohon se Berluskoni është i lodhur me Leonardon dhe Gallianin. Këtu ka ndikuar humbja me 3-2 në “San Siro” nga Mançester Junajtid në Champions dhe në kokën e presidentit kanë filluar të vërtiten ndryshimet. Leonardon e shpëton vetëm kualifikimi për në çerekfinale te Champions me një fitore në “Old Traford”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›