"Fërshëllimat? Nuk më interesojnë"
Me transferimin te Barcelona, Zlatan Ibrahimoviç duket një lojtar i shndërruar: të paktën në fushën e lojës. Luan me një takim, e mban topin vetëm nëse është e nevojshme, madje ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para (këtë nuk kishte arritur ta bënte në Serinë A). sulmuesi suedez flet për përballjen me Interin në Champions dhe pritjes që do t‘i rezervohet nga tifozët në "Meaca". "Do të jetë një ndeshje e vështirë, por edhe zbavitëse. Ruaj kujtime të shkëlqyera nga Milano, por jam i lumtur që kthehem këtu si kundërshtar. Pritja nga tifozët? Nuk e di nëse do të më fërshëllejnë apo do më duartrokasin, por kjo nuk më intereson. Nuk është aq e rëndësishme", tha Ibra.