E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çiro Ferrara kërkon fitore në debutim: Nuk duhet të gabojmë

Çiro Ferrara do të zhvillojë ndeshjen e parë si trajner në Ligën e Kampioneve. Drejtuesi i stolit të Juventusit shprehet se skuadra është gati për përballjen me Bordonë. "Mund të them se ndeshja me Bordonë është mjaft delikate për shumë arsye", tha ai. "Është jetike për ne që të mos gabojmë në takimin e parë në grupe. Kundërshtarët tanë kanë një skuadër mjaft cilësore, me lojtarë që e qarkullojnë shpejt topin dhe të fortë në goditjet standarde. Duhet të jemi të vëmendshëm gjatë gjithë kohës". Bardhezinjtë do të jenë pa Diegon e dëmtuar, i cili do të qëndrojë vetëm një javë larg fushave. Juve prezantohet në Champions pas tri fitoreve radhazi në kampionat dhe portieri Xhixhi Bufon duket entuziast: "Te kjo skuadër më pëlqen fakti që nuk dorëzohemi asnjëherë, pavarësisht vështirësive dhe beson deri në fund te fitorja. Diego? Është një lojtar shumë i rëndësishëm, por një ekip i madh nuk duhet të varet vetëm te një element".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›