E Diel, 1 Nëntor 2026

Mançester Junajtid, në "ferrin" turk

Mançester Junajtid luan sot në fushën e vështirë të Beshiktashit. Në stadiumin "Inonu", skuadra e drejtuar nga Sër Aleks Ferguson duhet të bëjë llogaritë me tifozerinë e zjarrtë, që arrin deri në fanatizëm. "Rreth tifozerisë fanatike duhet vlerësuar një fakt", tha Ferguson. "Në ditët kur luhen ndeshje, stadiumi mbushet që prej orës 12.00 të mesditës". Trajneri skocez duhet të zgjedhë një formacion që do t‘u japë "Djajve" tri pikët e para në grupe, por gjithashtu të mendojë edhe për derbin e së dielës në kampionat, me kushërinjtë-rival të Mançester Sitit. Në anën tjetër, Beshiktashi humbi 3:0 në derbin e parë të Superligës turke, të shtunën përballë Gallatasarait.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›